Varianti i ri i Covid-19 zbulohet edhe në Danimarkë, Holandë dhe Australi

0 301

Varianti i ri Covid-19, me origjinë nga Anglia juglindore, është identifikuar në Danimarkë, Holandë dhe deri në Australi.

Udhëheqësja teknike e Organizatës Botërore të Shëndetit për Covid-19, Maria Van Kerkhove, e konfirmoi këtë gjetje.

”Është shqetësuese që virusi po përhapet dhe se ka kaq shumë mutacione. Ne e kuptojmë që nuk shkakton sëmundje më të rëndë nga informacioni paraprak që Mbretëria e Bashkuar ndau me ne, por ende po bëhen studime tek pacientët e shtruar në spital me këtë variant”,- shtoi ekspertja.

Sipas Kerkhoves, së më shumë përhapet ky virus, aq më shumë mundësi ka ai për të ndryshuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.