Vala e dytë e Covid-19 nuk do të jetë aq e fortë sa e para

0 320

Frika e një vale të dytë të Covid-19, vijon të mbetet e pranishme. Tashmë e përforcuar edhe nga paralajmërimet e autoriteteve shëndetësore nëpër botë, që e presin mbërritjen e saj në vjeshtë. Disa ekspertë në Itali, shohin pak dritë në fund të tunelit.

Presidenti i Këshillit Superior të Shëndetësisë në vendin fqinj, Franco Locatelli deklaroi se me shumë gjasë, vala e dytë do të jetë më e butë se e para. ”Duhet të jemi të përgatitur për mbërritjen e një vale të dytë të infektimeve, e cila, nëse do të vijë vërtet, nuk besoj se do të ketë për çdo rast, përmasat dhe fuqinë e të parës”.

Pohimet e tij vijnë në kohën kur Universiteti John Hopkins në Amerikë, bëri me dije se në botë u kapërcye niveli i 7 milionë të infektuarve. Në Itali sakaq, fondacioni Gimbe ka dhënë alarmin, duke thënë së ne rajonet ku virusi qarkullon më shumë, po bëhen më pak tampone.

Leave A Reply

Your email address will not be published.