Vaksina e Universitetit të Oxfordit dhe AstraZencës, 70% efektive

0 283

Shencëtaret e Univeristetit të Oxfordit dhe gjigandit farmaceutik, AstraZenca kanë publikuar rezultatet e një studimi të fundit ku rezulton se vaksina e tyre anti-Covid është e sigurtë për përdorim dhe 70% efektive.

Sipas këtij studimi vaksina anti-Covid nëse aplikohet me 2 doza ka një efikasitetshmëri prej 70% ndërsa nëse aplikohet me 1 dozë e gjysmë efikasiteti i saj rritet dhe shkon në 90%.

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore në Angli (MHRA) ka deklaruar se është në dyshim për sasinë e përdorimit të saj dhe se do të marrë një vendim në lidhje me lejimin e saj për aplikim masiv para fundit të vitit të ri.

Dyshimet për efikasitetin e vaksinës ant-Covid të AstraZencas dolën në datën 26 nëntor. Ato i bëri të ditura vetë kreu i gjigandit farmaceutik në një deklaratë për shtyp ku dhe njoftoi për studimin e dytë që do të bëhej.

Leave A Reply

Your email address will not be published.