Vaksina antiCovid ndikon në shtatzëni? Ministria e Shëndetësisë jep përgjigje qytetarëve

0 169

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë i ka dhënë një përgjigje të gjithë personave që janë të paqartë në lidhje me ndikimin e vaksinës antiCovid në fertilitetin e femrave.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ministria thotë se nuk ka evidenca që tregojnë se vaksinat paraqesin rrezik për ata që dëshirojnë të mbeten shtatzëna!

“A ndikojnë vaksinat ndaj Covid-19 në fertilitetin tim? Nuk ka evidenca që tregojnë se vaksinat ndaj Covid-19 paraqesin rrezik për dikë që dëshiron të mbetet shtatzënë”, thuhet në postimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.