Ushtronte dhunë ndaj nënës së tij, pranga 41-vjeçarit në Elbasan

0 146

Një 41-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet për dhunë ndaj nënës së tij.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale F.Ç., banesa në Elbasan është arrestuar në flagrancë.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Q. M., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi ushtronte në mënyrë të kundërligjshme aktivitetin në fushën e mobilierisë dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.