Ukrainasit përgatiten t’i mbijetojnë dimrit të vështirë, priten sulme të reja nga Rusia

0 153

Në Ukrainë dimri ka ardhur i ashpër. Në kryeqytetin Kiev, ministri i jashtëm paralajmëron se bora nuk do të jetë e vetmja gjë që do të bjerë nga qielli

Ne parashikojmë një tjetër sul masiv me raketa nga Rusia. Qëllimi është të shkatërrohet plotësisht sistemi ynë i energjisë. Autoritetet janë vënë në garë me kohën për rikthimin e energjisë. Këto tenda, të ngritura nga qeveria, janë një stacion jetësor, për të marrë veten nga i ftohti i hidhur. Ky dyqan fast-food-i, sfidon temperaturat nën zero, duke shfrytëzuar zgarën jashtë për t’i mbajtur dyert hapur kur dritat fiken.

Dmytro Kuleba, ministri i Jashtëm i Ukrainës: “Disa klientë na thonë se duan të vijnë vetëm kur nuk ka drita, pasi ushqimi shijon më shumë. Ne jemi thjesht ukrainas, ky është përbërësi ynë sekret,” thotë kuzhinierja e fast food-it, Valeria Shynkaruk.

Një tjetër sekret për t’i mbijetuar kohërave të errët, janë qirinjtë, të qarat dhe lutjet

“Lutemi për paqen, që lufta të marrë fund,” thotë një banore e qytetit të Buchas, që përshkruan vështirësitë e jetës pa elektricitet.

“Ndonjëherë vij këtu dhe kujtoj se sa kohë kemi kaluar të fshehur në bodrume. Të fshehur nga ushtarët rusë që pushtuan dhe terrorizuan qytezën e tyre. Bucha, është vendi i atyre që Ukraina quan krime të papërshkrueshme,” Tetyana Frolova, Banore e Buchas.

“Nëse nuk e di se çfarë ka ndodhur këtu, kjo mund të ishte një Kishë e qetë në periferi të Kievit. Por kur e sheh nga afër dallon vrimat e plumbave dhe këtë kryq. Ai tregon një varrezë masive për më shumë se 100 burra, gra dhe fëmijë. 5 prej tyre ishin fqinj të Vira Goiçuk,” u shpreh Will Ripley, reporter nga Bucha i CNN Ukrainë.

Dritaret e dhomës së fëmijëve të saj janë përshkuar nga plumbat. Pasi jetoi ferrin gjatë pushtimit rus, tani mund të përballojë jetën pa energji

“Problemi real është se kur nuk ka elektricitet, nuk kemi asnjë lidhje me botën. Unë kam fëmijë dhe nëse diçka shkon keq, nuk telefonoj dot as spitalet.”

Ajo thotë se kur nuk ka drita, humb shërbimin celular dhe internetin. Por më pas.

Oh Zot, është një mrekulli. Energjia rikthehet dhe kuzhina është vendi i parë ku shkon. Është mirënjohëse për gjërat e vogla në jetë mirënjohëse që është gjallë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.