U trajtua tek Infektivi për Covid-19, ish-pedagogu Karakashi: Besoni tek Shëndetësia

0 303

Ish-pedagogu i gjermanishtes, Gaqo Karakashi, i cili e fitoi betejën me Covid-19, pas trajtimit në spitalin Infektiv, ka treguar se çfarë ka kaluar. Ai nënvizon se mjekët i jepnin kurajo, dhe për njerëzit duhet të kenë besim tek sistemi ynë shëndetësor.

”Para rreth 1 muaji, papritur ndjeva shqetësime. 3-4 ditët e para i kaluam në shtëpi duke marrë porositë e mjekëve. Bëmë skanerin, doli që kishte prekur mushkëritë. Thërresim urgjencën menjëherë këtu, ata u treguan të gatshëm, një doktor i shkëlqyer erdhi këtu, më vizitoi dhe më tha konsideroj se je në zonën e gjelbër. Nuk po përmirësohesha, niveli i oksigjenit në gjak ishte i ulët megjithë ilaçet. Djali u bë merak, ishte në Gjermani, erdhi urgjentisht organizoi fshehurazi meje që unë të ikja me çarter në Turqi. Unë kisha besim te spitali jonë”, tregon Karakashi.

Ai thekson se është shtruar urgjentisht te Infektivi. Ndërkohë ish-pedagogu shprehet se nuk hante dot sepse nuk merrte dot frymë dhe e ushqenin infermieret. ”E çuditshme, pa asnjë ndroje ato. Njerëzit duhet të kenë besim te sistemi ynë shëndetësor. Ideale nuk ka, të meta ka kudo në botë. Sot në Gjermani ka pasur 590 të vdekur, mbi 20 mijë veta të infektuar. Një matematicien gjerman që lexova në gazetë thotë se duhet të jenë më shumë të infektuar, pra nuk e ndjek dot mjeku, aq shumë janë të infektuar”, tha ai.

Gaqo Karakashi falënderon në mënyrë të veçantë Najada Çomon, e jashtëzakonshme, e papërtuar paradite dhe pasdite e në mbrëmje. ”Vinte edhe të shtunën edhe të dielën paradite e pasdite. Na vizitonte dhe na jepte kurajo. Përshëndes dhe nga ana shoqërore dhe doktor Tritan Kalon, edhe nuk ishte doktori im personal. Doktoreshë ishte Najada, e jashtëzakonshme, korrekte, serioze”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.