U sulmua pas homazheve për 21 Janarin, reagon “flakë për flakë” kryeministri Rama

0 183

Qytetarët i janë kthyer ashpër kryeministrit Edi Rama, teksa sot shënohet 11-vjetori i tragjedisë së “21 Janarit”, ku në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vranë katër protestues të thirrur nga Partia Socialiste.

Ishte vetë kryeministri Rama, i cili e nisi ditën e sotme, 21 janar 2022, “me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron”. Rama shkruan në postimin e tij se ka “ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re”.

Por, reagimi i qytetarëve, që ndjekin Ramën në rrjetet sociale, ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër, teksa akuzojnë kryeministrin se është bërë njësh me vrasësit dhe po tërheq zvarrë dënimin e tyre.

Komentuesi: Të erdhi dita prapë të hedhësh lule në bulevard…se drejtësi duhen edhe ca vite të demostrosh Zotrote si Kryeministër.

Përgjigja e Kryeministrit Edi Rama: Po, je shumë i sakte, duhet ende kohë që Reforma në Drejtësi të japë të gjitha frytet e saj, sepse u bë vetëm para pak vitesh se po të ishte bërë që në vitet 90 do flisnim ndryshe fare sot! Drejtësia në demokraci nuk bëhet me sustë, s’jemi në vitin 1945, kemi ndërruar sistem, nuk e bën kryeministri as partia drejtësinë lavdi Zotit, prandaj duhet durim sepse ato vendet me drejtësi që shohim ne, kishin sistem drejtësie të drejtë kur ne s’ekzistonim fare si shtet!

Komentuesi: I përjetshëm kujtimi.Po ju z.kryeminister nuk e mbajtët fjalën.Për më shumë sot e kësaj dite jini bërë njësh me vrasësit e tyre.Ju po hiqni zvarë dënimin e kriminelëve.Është turp që sot del dhe kujton ata që ranë për idealet tuaja.

Përgjigja e Kryeministrit Edi Rama: këto ofendime nuk kane asnje lidhje me faktet e me argumentat, kështu që nuk kam çfarë them fare sepse kush ofendon nuk do dialog, po do vetëm të flasë vetë e të dëgjojë vetë!

Në protestën që përfshiu vendin më 21 janar 2011 mbetën të vrarë 4 qytetarë, konkretisht Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Asokohe në qeveri ishte Partia Demokratike, ndërkohë që Partia Socialiste ishte në opozitë. Protesta degjeneroi në dhunë, dhe djegie, mes të cilës Garda e Republikës hapi zjarr ndaj protestuesve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.