11 vjet nga protesta e 21 janarit

0 164

Kjo e premte shënon 11-vjetorin e protestës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Teksa ka kaluar më shumë se një dekade nga ngjarja, prokuroria e Tiranës rinisi në maj të 2021, hetimet për vrasjen e 4 personave Hekuran Dedën, Aleks Nikën, Ziver Veizin dhe Faik Myrtajn dhe plagosjen e 6 të tjerëve.

Hetimi i ri i drejtuar nga prokurorja Marjeta Zaimi nisi bazuar në një kërkesë të bërë nga Policia e Tiranës një ditë para përvjetorit të dhjetë të ngjarjes, ku kërkohej rihetim.

Më 21 janar të vitit 2011 protestues të shumtë iu drejtuan kryeministrisë duke kundërshtuar rregullat e vendosura nga qeveria, të thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë. Vendi ishte nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Protesta degradoi në dhunë dhe kaos në mes të cilës pjesëtarë të Gardës qëlluan me armë zjarri duke vrarë 4 protestues.

Në hetimin e parë Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u shpallën “Dëshmorë të Atdheu” në përkujtimoren e 10-të. Ndërkohë që ngjarja e 21 janarit 2011 vijon të jenë objekt debatesh mes PS dhe PD.

Leave A Reply

Your email address will not be published.