U mbyllën për 3 ditë nga i ftohti, hapen sot shkollat në vend, rinis mësimi

0 153

Rinis sot procesi mësimor, pas një ndërprerje 3 ditore, për shkak të motit të keq në vend. Ministria e Arsimit vendosi ditën e premte që të pezullojë mësimin duke nisur nga dita e hënë, deri të mërkurën, pasi parashikoheshin temperatura ekstreme të motit, deri në -17 gradë celsius.

Vendimi në fjalë përfshinte të gjithë arsimin parauniversitar në vend, publik dhe privat.

Ndërkohë, për kopshtet dhe çerdhet iu la vendimi bashkive përkatëse. Përballë këtij vendimi, ministrja e Arsimit pranoi publikisht se në disa shkolla mungesa e ngrohjes ishte një ndër arsyet që ato u kyçën përgjatë tri ditëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.