Trump mposht Covid-19? Ekspertët nuk e besojnë

0 310

Vetëm disa orë përpara se Presidenti i SHBA-së, Donald Trumpi t`i rikthehej fushatës, Dr. Sean Conley tha se presidenti ishte testuar për disa ditë rresht, duke përdorur një test antigjeni të Laboratorëve Abbott, BinaxNOW, dhe ka dalë negativ. Në këtë mënyrë, ekipi mjekësor doli në përfundimin se bazuar në të dhënat nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ”presidenti nuk është infektues për të tjerët”.

Trumpi iu rikthye fushatës me një tubim në Sanford, të Floridës ku elektrizoi turmën duke i premtuar fitore. Mijëra mbështetësve, shumë nga të cilët nuk mbanin maskë, ai u tha se do t`u jepte nga nje puthje të madhe. Disa ekspertë kanë shprehur dyshime mbi testin, i cili sipas tyre nuk është provuar mjaftueshëm dhe nuk dihet sa saktë e tregon rezultatin.

Kritikët fajësojnë Presidentin Trump se nuk ka inkurajuar mbështetësit në aktivitetet e fushatës dhe madje as stafin e Shtëpisë së Bardhë, që të mbajnë maska mbrojtëse dhe t’i përmbahen udhëzimeve të distancimit fizik. Të paktën 11 ndihmës të afërt të zotit Trump kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.