Trondit OBSH: 2.5 milionë të prekur në Europë! Vala e dytë e Covid-19…

0 471

Covid-19 duket se ka marrë një tjetër rritje në Europë dhe këtë shqetësim e ndan Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Europën. Ai thotë se në të gjithë Kontinentin Europian numërohen deri tani 2.5 milionë raste me Covid-19.

”Megjithëse ka një përqindje në rënie të infeksioneve globale në krahasim me fillimin e vitit, ende ka pothuajse 20 mijë raste të reja dhe mbi 700 vdekje çdo ditë nga Covid-19”.

Në të gjithë botën ka mbi 9.4 milion raste infeksioni nga virusi për një total viktimash prej afro 483 mijë. Në 24 orët e kaluara, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 35.900 raste të reja të koronavirusit, një numër rekord që nga fundi i prillit dhe një nga më të lartat deri më tani që nga fillimi i pandemisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.