”Toyota Yaris”, pushohet çështja për 4 nga 6 të akuzuarit

0 300

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar akuzat për katër prej gjashtë të arrestuarit e çështjes “Toyota Yaris”, në të cilën u gjetën 3.4 milion euro. Për gjykim të mëtejshëm është dërguar çështja për dy të akuzuarit, Ervis Vladi për “mosdeklarim të të hollave në kufi” si edhe për Agim Cekën, për “armëmbajtje pa leje”.

Akuza është pushuar për Alfrd Vladin, Klevi Canin, Alban Mollaymerin dhe Edi Likën. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, prokuroria e ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit. Autoritetet në portin e Durrësit zbuluan 3.4 milion euro në një makinë tip “Toyota Yaris”, e cila ishte nisur nga Belgjika. Pas zbulimit të saj, policia dhe prokuroria arrestuan gjashtë personat e mësipërme, si të dyshuar për ngjarjen.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, thotë se hetimet mund të mbyllen nga gjykatësit e lidhur me Taulant Ballën, por ata nuk mund ta ndalojnë zbardhjen e kësaj ngjarje.

”Ndërsa Edi Rama është i shqetësuar, se e kanë evidentuar si të vetmim Kryetar Partie që kandidatët i përzgjedh me krimin e organizuar, Taulant Balla ka patur hallin e mbylljes së hetimeve të Toyota Yaris e 3.4 milionë euro të kapura të padeklaruara. Ky është një krim i pazbardhur. Gjyqtarët e Taulantit mund të pushojnë hetimet, por nuk do munden kurrë të ndalojnë zbardhjen e të vërtetës. Herët apo vonë, mbështetesit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave të krimit do të përballen me drejtësinë”,-shkruan Bardhi në facebook.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.