Tomini: Testimi i shpejtë nis aplikimin në Tiranë, ka siguri 100%

0 268

Testi i shpejtë i antigenit ka siguri 100% dhe prej ditës së sotme do të aplikohet në vatra të përcaktuara nga epidemiologët në Tiranë. Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, thotë se testi i shpejtë jo vetëm që ndihmon hetimin, por është edhe diagnostik 100%. Për të nuk ka nevojë për ritestim. ”’Nxjerr antigenin prandaj duhet të ketë një virulencë të lartë dhe kërkohet në 5 ditët e para. Do të jetë një testim i alternuar”, -tha.

Sipas saj, aplikimi i testit të shpejtë do të sjellë edhe uljen e fluksit për testin PCR. “Procedura do të jetë e alternuar mes testit të shpeshtë, i cili është efektiv vetëm në 5 ditët e para dhe më pas me testin PCR”.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, nënvizoi se deri në datën 20 dhjetor është periudha e përfundimit të trajnimeve në nivel kombëtar. ”Ka filluar trajnimi i epidemiologëve në nivel kombëtar, por fillimisht fillon në Tiranë. Ky vit duhet të konceptohet si një vit i festimit brenda familjes së vogël. Jo të shkojmë ne te festa, por festa të vijë tek ne, duhet të festojmë ngushtë këtë vit”,-tha Tomini.

Leave A Reply

Your email address will not be published.