Tomini: Ka rritje të të shtruarve në spital, duhet…

0 371

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, thotë se është shtuar numri i personave të shtruar në spital me Covid-19. ”Kemi 10 raste në terapi intensive, që është një numër i lartë. Gjithsej, kemi 78 të shtruar, që përkon me një situatë që ne e konsideronim pikun në mars. Është zgjeruar edhe grupmosha e të shtruarve, sot janë të shtruar edhe persona të moshës 30-40 vjeç”,-tha në ”A2cnn”

Sipas saj, rritja e numrit të testimeve ka lidhje me zgjerimin e kontakteve gjatë 24 orëve. ”Në kohën e karantinës kishim kontakte minimale dhe kjo reflektohej në testimet e atyre javëve. Sot, kontaktet janë më të shumta dhe të zgjatura në kohë dhe rrjedhimisht janë rritur edhe testimet”.

Kur u pyet nëse publikimi i emrave të personave të infektuar do të ndihmonte në uljen e përhapjes së infeksionit, Tomini tha ”Elementët e konfidencialitetit janë shumë të rëndësishëm përsa i përket sëmundjeve infektive. Ka shumë persona të sëmurë në vendin tonë, me sëmundje të tjera ngjitëse, që mbrohen nga ligji për të drejtat individuale”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.