Tërmeti trondit Indonezinë, të paktën 44 viktima

0 153

Të paktën 44 persona kanë vdekur si pasojë e një tërmeti që tronditi ishullin kryesor Java të Indonezisë të hënën.

“Ka pasur dhjetëra njerëz të vrarë. Qindra, madje ndoshta mijëra shtëpi janë dëmtuar. Deri më tani, 44 persona kanë vdekur,”-tha Adam, zëdhënës i administratës lokale në qytetin Cianjur në Java Perëndimore për AFP.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti me magnitudë 5.6 ballë ishte me epiqendër në rajonin Cianjur në provincën Java Perëndimore në një thellësi prej 10 kilometrash (6.2 milje).

“Tërmeti u ndje shumë. Unë dhe kolegët e mi vendosëm të dilnim nga zyra jonë në katin e nëntë duke përdorur shkallët e urgjencës”, tha Vidi Primadhania, një punonjëse në Xhakartën e Jugut.

Vendi me më shumë se 270 milionë banorë goditet shpesh nga tërmete, shpërthime vullkanike dhe cuname për shkak të vendndodhjes së tij në “Unazën e Zjarrit”.

Në shkurt, një tërmet me magnitudë 6.2 vrau të paktën 25 njerëz dhe plagosi më shumë se 460 të tjerë në provincën e Sumatrës Perëndimore. Në janar 2021, një tërmet me magnitudë 6.2 vrau më shumë se 100 njerëz dhe plagosi rreth 6,500 në provincën e Sulaëesi-t Perëndimor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.