Tenderët publikë, Meta kthen ligjin e ri: Favorizon kompanitë afër pushtetit

0 274

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim Kuvendit ligjin “Për prokurimet Publike”. Nisma u miratua nga parlamenti në datën 23 dhjetor 2020, por për presidentin ligji bie në kundërshtim me dispozitat kushtetuese, lirinë ekonomike dhe barazinë përpara ligjit.

Në argumentet e tij, Presidenti hedh akuza ndaj mazhorancës se nëpërmjet këtij ligji, ka favorizuar kompanitë që janë afër pushtetit për të fituar kontratat e tenderëve publikë.

Dekreti ka shkuar për shqyrtim në Kuvend dhe socialistët kanë treguar se argumentet e Ilir Metës nuk e kanë bindur për të rrëzuar ligje të cilat i kanë votuar më parë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.