8 viktima në 24 orë, rritje e rasteve të reja nga Covid-19

0 258

Pandemia e Covid-19, vijon që të jetë me shifra të larta në Shqipëri dhe sipas ekspertëve, rastet pritet që të rriten edhe në muajin shkurt. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 8 pacientë dhe numri i jetëve të humbura ka shkuar në 1358. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në spitalet Covid. 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 46-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-thuhet në njofitmin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu, sipas Ministrisë në 24 orët e fundit janë kryer 3761 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 896 qytetarë dhe në total janë 28,572 raste aktive. ”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 306 raste në Tiranë, 55 raste në Durrës, 54 raste në Tiranë, 49 raste Elbasan, 47 raste në Fier, 28 raste në Lushnje, 26 raste në Shkodër, 22 raste në Kavajë, 20 raste në Berat, 18 raste në Sarandë, Krujë, Kurbin, 16 raste në Korçë, Lezhë, Gjirokastër, 15 raste në Kukës, Kamëz, 13 raste në Mat dhe Gramsh, 12 raste në Patos, 10 raste në Vorë, 9 raste në Divjakë, Librazhd, 7 raste në Prrenjas, Mallakastër, 6 raste në Mirditë, Ura Vajgurore, Dibër, Kuçovë, 5 raste në Pogradec, Delvinë, Rrogozhinë, 4 raste në Tepelenë, Vau i Dejës, Peqin, 3 raste në Belsh, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Rroskovec, Skrapar, Cërrik , Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Devoll, Has, Tropojë, Himarë, Klos, Shijak, Dropull”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 46,420 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 309 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Statistika

Raste të reja ditore 896
Të shëruar në 24 orë 514
Të shtruar në spitale 309
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3761
Testime totale 351,485
Raste pozitive 76,350
Raste të shëruara 46,420
Raste aktive 28,572
Humbje jete 1358

Raste aktive

Tiranë 16528
Fier 2207
Durrës 1560
Shkodër 1382
Elbasan 1322
Vlorë 1242
Lezhë 1031
Korçë 895
Berat 914
Gjirokastër 589
Dibër 447
Kukës 455

Leave A Reply

Your email address will not be published.