Temperaturat bien deri në -15°C, çfarë pritet të ndodhë pasdite

0 144

Gjatë ditës së sotme moti i kthjellët dhe i ftohtë do të vijojë në territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-orëshit duke bërë që problematike të jenë ngricat në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat malore Lindore.

Parashikohet që gjatë pasdites e pranishme të jetë edhe parametri i erës duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe me shumë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -15°C deri në 8°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.