Tedi Blushi thirrje për pjesëmarrje në protestën e së shtunës: Në mbrojtje të ekonomisë, kundër çmimeve e taksave të larta
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e së shtunës.
Në një postim në Facebook, Blushi kërkon që qytetarët t’i bashkohen tubimit kundër taksave e çmimeve të larta, si edhe kundër shpopullimit.
“Nesër, ora 16.00, bashkohu edhe ti në protestë për një Shqipëri që u përket të rinjve!”, shkruan ai.
Postimi i Tedi Blushit:
Në mbrojtje të Atdheut!
Në mbrojtje të familjes shqiptare!
Në mbrojtje të ekonomisë së lirë pa monopole!
Në mbrojtje të të drejtave kushtetuese!
Për Lirinë kundër Rilindjes së varfërisë!
Për Lirinë kundër taksave të larta!
Për Lirinë kundër çmimeve të larta!
Për Lirinë kundër shpopullimit!
Nesër, ora 16.00, bashkohu edhe ti në protestë për një Shqipëri që u përket të rinjve!