Tedi Blushi nxjerr pamje nga Veliera në Durrës: Monumenti korrupsioni

0 126

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar pamjet nga veliera në Durrës, duke e konsideruar projektin një akt korruptiv që sipas tij ka rezultuar një investim i dështuar.

Blushi shprehet se monumenti i korrupsionit në qendër të Durrësit është një vend krimi ku drejtësia duhet të ndërhyjë sa më parë.

“Projekti korruptiv i Velierës në Durrës, një monstër e neveritshme betoni që shkatërroi historinë dhe trashëgiminë e vyer arkeologjike të qytetit, përveçse gllabëroi 9 milion euro taksa dhe nuk nxjerr asnjë qindarkë fitim për qytetin, në pak vite rezulton një investim i dështuar.

Monumenti i korrupsionit në qendër të Durrësit, simbol i shpërdorimit abuziv të fondeve publike dhe i betonizimit të qytetit nga Vangjush Dako dhe Emirjana Sako, është një vend krimi ku drejtësia duhet të ndërhyjë sa më parë”, shkruan ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.