Të shtëna drejt makinës në Tiranë

0 173

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar drejt një makine në kryeqytet këtë të Martë. Nuk raportohet për persona të plagosur.

Policia njoftoi se te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L.M., 63 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar, konfirmon policia, ndërsa shton se shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Leave A Reply

Your email address will not be published.