Të infektuarit e rinj në Rusi në nivele alarmante

0 425

Mediet në Rusi, shkruajnë për rritje të frikshme të Covid-19. Rritja thuhet se është me hapa galopante, edhe pse të dhënat tregojnë se vdekshmëria vijon të jetë më e ulët në krahasim me vendet e tjera të goditura nga pandemia. Sipas Universitetit “John Hopkins”, në Rusi u regjistruar mbi 11 mijë raste të reja me virus në 24 orë dhe 88 viktima. Ky është bilanci i radhës rekord në vend, që vijon të pësojë rritje prej 6 ditësh. Që nga nisja e pandemisë në Rusi raportohen mbi 209 mijë të infektuar dhe 1915 viktima. Vendi renditet i pesti në renditjen globale për numrin e personave pozitivë me Covid-19 pas SHBA, Spanjës, Italisë dhe Britanisë së Madhe.

Leave A Reply

Your email address will not be published.