Batutat e kryeministrit Edi Rama, nuk munguan as këtë të enjte në Parlament. Rama iu drejtua deputetit Kujtim Gjuzi, duke i thënë se mustaqet do i mbeten, pasi nuk ia heq kush.
”Ty Gjuz nuk ti heqim dot mustaqet. Të tuat janë mustaqe. Gjuz mos më ndërhy, të hëngsha shaminë që më ke në xhep. Mos mësoni nga Lulzim Basha. Duhet të akomodoheni me idenë se ka marrëveshje për të adresuar rekomandimet e ODIHR. Mbajtja e komisioneve me anëtar partie nuk e do ODIHR. Ne zgjodhëm luanin ta bëjmë mace. Vazhdojnë me propozime ekstravagance edhe për KQZ-në. Gjuz je i vetmi mbret që bërtet. Mbretërit nuk bërtasin. Këta sa duket mendojnë vetëm se çfarë do bëjnë pasi të humbin”.