Studimi revolucionar mbi Covid-19, një përzierje antitrupash mund të bllokojë sulmin

0 304

Ende vaksina që do të luftojë Covid-19 nuk ka dalë në treg. Një studim i një grupi në Universitetin e Uashingtonit që ka bashkuar forcat kundër kësaj “së keqeje”, ka zbuluar dy super antitrupa që bllokojnë futjen e Covid-19 në qeliza. Këto antitrupa reagojnë me mekanizma të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe nëse administrohen në doza të vogla veç e veç apo së bashku arrijnë të parandalojnë infeksioni, gjë kjo tashmë e testuar tek minjtë.

Sipas virologëve që kanë marrë pjesë në këtë kërkim, dy antitrupat neutralizues të quajtur S2E12 dhe S2M11 janë shumë premtues për arritjen e një kure në të ardhmen kundër Covid-19. Antitrupat u identifikuan duke kaluar një më një rreth 800 antitrupa të izoluar nga 12 pacientë të shëruar nga infeksioni. Mekanizmi i tyre i veprimit është studiuar në nivel molekular falë një super mikroskopi, teknologjia e së cilit është vlerësuar me çmimin Nobel në Kimi për vitin 2017.

Në këtë mënyrë u zbulua sesi antitrupi S2E12 ashtu dhe S2M11 nuk e lejojnë virusin të ngjitet te receptori Ace-2 i qelizës pritëse dhe e bëjnë me mekanizma veprimi të ndryshme. Në veçanti antitrupi S2M11 arrin të bllokojë dhe proteinën e famshme Spike që virusi përdor si çelës për të hyrë në qelizë, duke bllokuar në këtë mënyrë direk infeksionin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.