Studimi i ri: Katër muaj pas prekjes nga Covid-19, dëmtohen disa organe

0 352

Njerëz të rinj dhe me shëndet të mirë, por me simptoma të vazhdueshme të Covid-19, tani po tregojnë shenja dëmtimesh në disa organe, edhe pse kanë katër muaj që janë infektuar. Studimi është një hap përpara drejt zbardhjes së enigmave dhe zhvillimit të trajtimeve për disa nga simptomat më të habitshme dhe të gjëra të përjetuara nga njerëz me Covid-19 të gjatë, që mendohet se vetëm në Britaninë e Madhe ka prekur më shumë se 60 mijë persona.

Këputja, mjegullimi i trurit, vështirësitë në frymëmarrje dhe dhimbjet janë mes pasojave të raportuara më shpesh. Studimi synon të vlerësojë pasojat afatgjata të Covid-19 në shëndetin e organeve në rreth 500 individë me rrezik të ulët, që janë relativisht të rinj dhe pa sëmundje të tjera të mëparshme, por me simptoma të vazhdueshme Covid-i.

Të dhënat fillestare nga 200 pacientët e parë sugjerojnë se rreth 70 për qind kanë dëmtime në një ose më shumë organe, përfshirë zemrën, mushkëritë, mëlçinë dhe pankreasin, katër muaj pas shfaqjes së sëmundjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.