Studimi: Covid-19 do ngulitet përgjithmonë në popullatë, për disa vite do jetë si ftohja e zakonshme

0 336

Prej fillimit të pandemisë Covid-19, shkencëtarët kanë supozuar se koronavirusi mund të shkojë përfundimisht në rrugën e koronavirusëve të tjerë që prekin njerëzit dhe të bashkohet me përzierjen e viruseve që shkaktojnë ftohjen e zakonshme. Një studim i botuar të martën, tregon sesi mund të ndodhë kjo dhe se si vaksinimi masiv mund të ndikojë në atë cikël natyror.

”Ky tranzicion mund të zgjasë nga disa vjet në disa dekada në varësi të shpejtësisë së përhapjes së patogjenit”, raporton Jennie Lavine, studiuese në Universitetin Emory dhe kolegët e saj, në revistën ”Science”. Pandemia aktuale është kaq vdekjeprurëse sepse është një virus i ri që prek njerëzit që nuk kanë imunitet ndaj saj. Godet më rëndë të moshuarit sepse trupat e tyre nuk janë mësuar të luftojnë viruse të reja në të njëjtën mënyrë siç janë trupat e fëmijëve, thanë studiuesit.

Pasi të ketë qarkulluar për një kohë, Covid-19 aktual mund të bëjë të njëjtën gjë. Nëse virusi fillon të qarkullojë lirshëm kudo, ai do të bëhej endemik, ose i ngulitur përgjithmonë në popullatë. “Sapo të arrihet faza endemike dhe ekspozimi primar të jetë në fëmijëri, mund të mos jetë më virulent sesa ftohja e zakonshme”, hipotetizuan Lavine dhe kolegët e saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.