Spiropali në Kuvend: Mos guxoni t’i ndërprisni ministrat apo deputetët të përgjigjen

0 162

Pas debatit në Kuvend mes ministres Ibrahimaj dhe deputetëve të PD, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi ka reaguar Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Spiropali mbrojti Ibrahimaj duke thënë se nuk ka ardhur nga rruga por ka drejtuar insttitucione të rëndësishme të vendit.

Më tej ajo ka thënë që askush të mos guxojë të pengojë ministrat apo deputetët të thonë të vërtetat e tyre.

“Nuk e di kur ndjeshmëritë e dope janë mprehur kaq shumë për terma të tillë si opozita e vulës se e para skeni lënë gjë pa thënë për turpin tonë dhe ndaj njëri tjetrit, dje pamë një skenë të shëmtuar që na turpëron të gjitëhve e të mos lini një ministre tëflasë duke ëbrë akzua penale nga vendi

Tabaku shkoi shumë më larg e ministrja që është këtu, s’ka ardhur nga rruga, por nga studimet e saj në Bokoni me nderimet më të larta, nga një doktoraturë po aty, ka punuar për vite në institucione në shtetin shqiptar ka drejtuar Tatimet e sot është këtu ministre.

Mos guxojë askush nga vendi të lëshoj akuza si prokurorë të rëndomtë të asaj kohe që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën por vetëm me përbaltje.

Dhe ju lutem, sa herë një ministër, por dhe një deputet flet këtu të mos guxojë asnjë deputet, asnjë grup deputetësh sado me zë të trashë të pengojë ministra e deputetë të thonë të vërtetat e tyre.

Nuk merremi me ju s’kemi punë as me partizat tuaja, respektin më të madh për secilin deputet këtu, kini respekt kur ministrat përgjigjen mos na e merrni sjelljen e mirë për dobësi”-tha Spiropali.

Leave A Reply

Your email address will not be published.