Spaho: Basha mund të më shkarkojë vetëm nëse do të isha anëtar i shoqatës së tij me Bardhin

0 153

Edmond Spaho, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike, ka reaguar për A2 CNN pas vendimit të marrë nga kryesia e partisë për përjashtimin e tij nga partia.

“Lulzim Brava mund të më shkarkojë, nëse do të isha anëtar, vetëm nga shoqata e tij me Gaz Bardhin. E ashtuquajtura kryesi e zgjedhur në kundërshtim me statutin dhe e shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit nuk merr dot asnjë vendim për mua dhe këdo”, tha Spaho në një komunikim me gazetaren e A2 CNN.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, kryesia e PD-së njoftoi se kishte përjashtuar përgjithmonë nga partia, Sali Berishën, Flamur Nokën, Edmond Spahon, Albana Vokshin, Bujar Nishanin, Arben Ristanin, Grigels Muçollarin, Keltis Krujën dhe Klevis Balliun, ndërsa kishte pezulluar 19 anëtarë të tjerë të partisë, mes tyre disa deputetë, si Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, etj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.