Pas vrasjeve të bujshme, një shpërthim me eksploziv është regjistruar në Elbasan. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:00 ka ndodhur një shpërthim me eksploziv në lokalin “Truth”, që ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit.
Lokali ku u vendos eksplozivi është në pronësi të ish-futbollistit, Mateo Toçi. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nuk dihen aryset e kësaj ngjarjeje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.