Sizmologu paralajmëron mijëra pasgoditje, tërmeti zgjat plot 100 sekonda

0 151

Një sizmolog ka paralajmëruar se Turqia dhe Siria mund të presin mijëra pasgoditje për javët dhe muajt e ardhshëm.

Stephen Hicks nga University College London, ka folur për Sky News pak para goditjes së tërmetit të dytë 7.5 ballë, i cili shpjegoi se 11 minuta pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë, të mëngjesit të sotëm u regjistrua një pasgoditje prej vetëm një njësie magnitude më pak.

Ai tha se goditjet më të fuqishme vijnë zakonisht seë pari por shtoi se askush nuk mund të përjashtojë plotësisht qe një tjetër me përmasa më të mëdha mund të godasë sërish, gjithashtu egziston një shanc shumë i vogël që mund të ketë një tërmet tjetër më të madh se ky i fundit.

“Do të ketë dhjetëra dhe mijëra pasgoditje që do të ndodhin ende në javët apo muajt e ardhshëm, por ato gradualisht do të ulen me kalimin e kohës’, shtoi zoti Hicks.

Gjithashtu përmendi se nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar me saktësi se kur do të ndodhë një tërmet, dhe ky ishte “lloji më i keq”, që zgjati rreth 100 sekonda dhe udhëtoi rreth 400 km në atë kohë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.