Silva Caka: Shqipëria e fundit në rajon për pagat, shkak, qeverisja e korruptuar e Edi Ramës

0 125

Partia e Lirisë përmes Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka deklaroi se Shqipëria është përsëri në vend të fundit në rajon, për shkak të qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës.

Ajo tha se në 3 vitet e fundit, gjithë vendet e rajonit i kanë rritur pagat mesatare bruto deri në nivelin 800-900 euro, ndërsa Shqipëria, i ka në nivelin 520 euro.

“Pra, në 3 vitet e fundit, në Shqipëri, paga mesatare bruto është rritur vetëm 84 euro. Kjo ka bërë që të thellohet gjithnjë e më shumë diferenca me vendet e rajonit e duke bërë që shqiptarët të paguhen 40% më pak se serbët, boshnjakët, malazezët e maqedonasit.

Për shembull, në Serbi, qytetarëve iu është rritur paga me 248 euro në 3 vitet e fundit, ndërsa shqiptarët, për shkak të qeverisjes korruptive të Edi Ramës u rritet paga mesatare bruto 3 herë më pak se Serbia e për pasojë ata zgjedhin rrugën e largimit nga vendi.

Qeveria e inceneratorëve që nuk ekzistojnë, qeveria e betonit dhe pastrimit të parave, qeveria e rrugëve ku kilometri kushton 23 milionë euro, nuk ka asnjë plan për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptarëve, por bëjnë plane vetëm për pasurimin e xhepave të tyre.

Shqipëria ka gjithashtu nivelin më të ulët të të ardhurave të disponueshme në rajon.Shqipëria gjithashtu mban vendin e fundit edhe për konsumin e të ardhurat për frymë.

Këto fakte shkatërruese nuk kanë asnjë shpjegim tjetër përveç faktit që mbajmë vendin e parë në keqqeverisje, korrupsion, trafik narkotikësh, pastrim parash, rritje çmimesh dhe grabitje.

Kjo qeverisje nuk është më për shqiptarët të cilët po largohen çdo ditë; kjo qeverisje i shërben vetëm oligarkëve, interesave okulte dhe xhepave të kabinetit të Ministrave e drejtorëve të tyre.

Shqiptarët e dinë tashmë se 14 Maji do të jetë dita e mbylljes së një kapitulli të errët për vendin dhe qytetarët tanë; çrrënjosja e këtij pushteti kriminal do të vijë vetëm falë votës së tyre dhe angazhimit të përbashkët me opozitën për çlirimin nga kthetrat e mafies në pushtet”, deklaroi përfaqësuesja e PL-së, Silva Caka.

Leave A Reply

Your email address will not be published.