Siguria në plan të dytë, kupola e Policisë e angazhuar për mbajtjen e maskës në rrugë nga qytetarët

0 299

Nga kjo e enjte ka fyrë në fuqi vendimi i qeverisë që maskat janë të detyrueshme që të mbahen kudo. Në zbatim të këtij vendimi janë angazhuar 2000 punonjës policie, megjithatë në ditën e parë të këtij rregulli të ri nuk kanë munguar “rebelët”.

Rreth 2000 efektivë të policisë së shtetit kanë zbritur në terren në zbatim të aktit normative që detyron qytetarët të mbajnë maskë mbrojtëse në ambientet jashtë banesës. Efektivët janë udhëzuar më së shumti për të këshilluar qytetarët sesa për ti gjobitur. Masa administrative e parashikuar është 3 mijë lekë ndërsa në rast përsëritje shkon në 5 mijë lekë.

Të angazhuar për zbatimin e këtij rregulli janë efektivët e policisë së rendit, rrugores dhe specialistët e zonës. Monitorimi i qytetarëve në rrugë apo në zona të banuara kryhet nga efektivët e policisë së rendit dhe specialistët e zonës. E nëse e gjitha kupola e Policisë së Shtetit është në terren për të parë nëse zbatohet vendimi për mbajtjen e maskave, po për sigurinë kush do të kujdeset?

Leave A Reply

Your email address will not be published.