Shtim i dhunës gjatë karantinës? Del raporti që tregon se…

0 321

Shqipëria por dhe bota u izolua pas shpërthimit të pandemisë Covid-19. Shqetësimi më i madh, përpos krizës ekonomike, gjatë këtyre muajve ka qenë edhe dhuna në familje por duket se karantina nuk ka ndikuar në rritjen e këtij fenomeni.

Këtë vit janë plotësuar 725 kërkesë padi nga 906 që ishin vitin e shkuar. Shifra të njëjta janë regjistruar dhe për sa i përket denoncimeve dhe telefonatave në sallën operative të policisë së shtetit. Gjatë për këtë vit deri më tani janë regjistruar 1,207 raste, nga 1,489 të cilat ishin gjatë të njëjtës periudhë të vitit të shkuar.

Dhuna në familje raportohet në polici pothuajse çdo ditë, ku vetëm këtë të merkurë në polici u regjistruan dy raste. Në Dibër policia ka arrestoi një 39-vjeçar, pasi dhunoi dhe kërcënoi për vrasje bashkëshorten e tij. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.

Rasti i dytë u regjistrua në kryeqytet, ku në prangat e policisë ka rënë në 45-vjeçar. Ndalimi i shtetasit Roland Ruçi u bë pasi tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja në fjalë është regjistruar në rrugën Emin Duraku, por kur ka mbërritur patrulla e policisë, 45-vjeçari është arratisur. Ruçi ka mundur të jetë i lirë për vetëm dy orë, kohë kur u arrestua nga policia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.