Shqipëria pa futboll. Klubet e Kategorisë Superiore bojkotojnë kampionatin, kushte qeverisë

0 317

Liga Profesioniste e Futbollit ka vendosur të bojkotojë kampionatin. Vendimi vjen pas ndryshimeve ligjore për sportin të realizuara nga qeveria, në të cilat nuk janë përfshirë kërkesat e përfaqësuesve të futbollit. Në këtë situatë kërkohet nga qeveria: Miratimi i një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt.

Deklarata e Ligës Profesioniste të Futbollit:

Liga Profesioniste te Futbollit, pasi u njoh me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani, konstaton me keqardhje se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave te klubeve te Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria Shqiptare ne tryezën e 11 marsit 2019.

Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:

Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.

Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura përtë shmangur kolapsin financiar të klubeve.

Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Për sa më sipër, LPF vendosi, të bojkotojë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.