Shpërthim tritoli në Sarandë

0 141

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në murin rrethues të një banese në Sarandë. Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:45 të ditës së sotme në lagjen nr.1.

Nga shpërthimi me lëndë eksplozive në banesën e shtetasit L.L. janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka asnjë të lënduar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 05.12.2022 rreth orës 04:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në murin rrethues të banesës së shtetasit L. L, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”-njofton policia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.