Shoferë respektoni rregullat! Droni po ju vëzhgon nga ajri

0 186

Policia në Elbasan ka shtuar monitorimet në rrugë, nisur nga shqetësimet dhe parregullsitë e konstatuara dhe vetëm brenda një jave janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh.

Në një njoftim për mediat teksa ka publikuar pamjet me dron bëhet me dije se vëzhfimet janë kryer me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që abuzojnë, duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, që kryejnë parakalime të gabuara, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, që përdorin celularin, për drejtuesit e mjeteve që nuk vendosin rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit dhe për drejtuesit e motomjeteve që nuk përdorin kaskën mbrojtëse.

Në funksion të kontrolleve parandaluese, gjatë 1 jave, nga Policia Rrugore e Elbasanit janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë hequr dhe sekuestruar 10 targa, të cilave u kishte skaduar afati apo që nuk i takonin mjeteve/motomjeteve në të cilat ishin vendosur. Gjithashtu, janë pezulluar 46 leje drejtimi, nga të cilat: 15 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 27 për tejkalim të shpejtësisë dhe 4 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, që parashikohen me sanksion plotësues pezullimin e lejes së drejtimit.

Janë vendosur 1507 gjoba kryesisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit, përdorim celulari, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për parakalime të gabuara, për shpejtësi mbi normën e lejuar, për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike dhe për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.