Shiste drogë në lokal, pranga 29 vjeçarit në Vlorë

0 198

Një 29 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike në lokalin e tij.

Polica bën me dije se i arrestuari  është shtetasi me iniciale E.S.(H), të lokalin e të cilit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin E. S.(H)., 29 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit në subjektin bar-kafe në përdorim nga ana e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.