Shikoni si ju mbron rripi i sigurimit në rast aksidenti, policia fushatë sensibilizuese për sigurinë rrugore. Këshilla për gjimnazistët

0 171

Policia e Shtetit vijon fushatën e takimeve informuese dhe sensibilizuese në gjimnaze, për rregullat e sigurisë në rrugë dhe pasojat e moszbatimit të tyre në jetën e në shëndetin e njerëzve.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, nga leksionet e zhvilluara nga punonjës të policisë.

“Kjo dekade i përket sigurisë rrugore dhe sipas OBSH me shifrat që ka treguar na thotë që vdekshmëria në rrugë është e teta sa i takon vdekshmërisë së njerëzve në botë”

“Kjo është një makinë që simulon përmbysjen e një mjete dhe na bën të kuptojmë si pasagjerë sesa i rëndësishëm është rripi i sigurimit”.

Ndërsa drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato u shpreh se siguria rrugore nuk i takon vetëm policisë, por edhe faktorëve të tjerë.

“Siguria rrugore nuk i takon vetëm policisë, por duhet të kontribuojnë të gjithë aktorët. Ky është qëllimi në ne bashkë me disa aktorë të tjerë kemi bërë takime sensibilizuese. Cdo shkelje ka pasoja jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por edhe për personat e tjerë”, u shpreh Altin Qato, drejtori i Policisë Rrugore.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.