Shembet me tritol pallati i dëmtuar nga tërmeti në Durrës

0 193

Inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar një pallat tjetër në qytetin e Durrësit.

Bëhet fjalë për pallatin 8-katësh nr 122, i cili gjendej pranë kryqëzimit në njësinë administrative nr 4.

Shembja e këtij pallati u përgatit nga IKMT dhe forcat xhenjiere të ushtrisë, pasi instituti i ndërtimit me anë të ekspertizës së thelluar kishte vendosur shembjen e tij.

Pallati në fjalë u shpall i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe banorët që jetonin aty u zhvendosën drejt shtëpive të tjera dhe jetojnë aktualisht me qira.

Leave A Reply

Your email address will not be published.