Shehi: Basha është kryeministri i ardhshëm i vendit

0 324

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka folur për debatet e forta që po shkëmbehen mes opozitës dhe mazhorancës këto ditë. ”Ky kryeministër e kthen në fushatë edhe atë që nuk është fushatë, normal që edhe opozitës i takon të bëjë pjesën e saj. Do të parapëlqeja një situatë më të qetë. Duhet të bënim atë që bën e gjithë bota, por në këtë situatë qytetarët duhet të sqarohen për atë që po ndodh në vend. Unë e gjykoj që me këtë që po ndodh në Shqipëri, neve na takon t’u themi disa të vërteta”,-tha Shehu në ”A2cnn”.

Sa i përket çështjes së inceneratorëve, Shehi thekson se politika nuk duhet të ndërhyjë në këtë situatë te SPAK-u, duke e lënë që të bëjë punën e tij, edhe pse thekson se edhe ai ka dyshimet e tij. “Unë do të gjykoja që politika bën shumë gabim që ndërhyn te kjo drejtësi, e dobët apo sidoqoftë ajo. Detyra jonë është që të bëjmë dosjet dhe t’i dorëzojmë”,-tha më tej ai.

Për kreun e LZHK-së, rrotacioni politik është i nevojshëm për të gjithë dhe për të Basha është kryeministri i ardhshëm i vendit. ”Unë jam i mendimit që duhet të falet edhe ai që ka gabuar haptazi në emër të partisë. Teza e vjetër e Ramë i thotë shqiptarëve që nuk do të vijë ndonjë alternativë e re, Berisha e të tjerë, jo Basha me ide të reja. Basha është i paprovuar për kryeministër. Me tezën e Ramës i bie që shqiptarët të zgjedhin mes dy të majtave. Ku shkoi historia 30-vjeçare e mijëra të rinjve, të cilët u munduan ta spostojnë Shqipërinë nga komunizmi? Alternativa e vërtetë është Basha me grupin e tij, është e djathta e tij. Basha do të jetë kryeministri i ri”, u shpreh Shehi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.