Shehaj: Shumica nuk është me Bashën, ai duhet të largohet

0 152

Deputeti demokrat Agron Shehaj në një prononcim për mediat këtë të enjte tha se Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së pasi demokracia funksionon nëpërmjet votës dhe shumica tregoi që nuk është me të.

Shehaj shprehet gjithashtu se kush do që të largojë Sali Berishën duhet që të mbledhë më shumë vota se ai.

“Demokracia funksionon nëpërmjet votës dhe respektit të shumicës. Shumica tregoi që nuk është me Bashën dhe Basha duhet të largohet për këtë arsye. Kush pretendon se Berisha duhet të largohet ka të drejtën e tij, por duhet ta mbledhë vota për ta larguar Sali Berishën. Kush do që ta largojë le të mbledhë më shumë vota se ai dhe le ta largojë”, u shpreh Shehaj.

Më tej demokrati foli për dy çështje që duhen zgjidhur në PD. Çështja e parë lidhet me bashkimin e PD dhe e dyta fitimi i zgjedhejt.

 “Kemi dy çështje që duhet të zgjidhim, çështja e parë, të bashkojmë PD. Ky problem zgjidhet duke respektuar vullnetin e shumicës. Çështja e dytë është që të fitojmë zgjedhjet, besimin e qytetarëve shqiptarë”, tha Shehaj.

Por a do të vendosë Shehaj që të kandidojë sërish për kryetar partie? “Kur të hapet gara do vendos”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.