SHÇBA kallëzon 21 policë përgjatë janarit, 4 të arrestuar. Ja sa ka qenë numri i ankesave në një muaj

0 132

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka kallëzuar në prokurori 21 punonjës policie përgjatë muajit janar. Ky fakt është bërë i ditur përmes një raporti mujor të publikuar nga ky institucion. Po ashtu më raport thuhet se është kallëzuar penalisht dhe një efektiv i Gardës së Republikës, ndërsa 22 policët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në raportin e publikuar në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut të SHÇBA thuhet se janë arrestuar 4 efektive.

Pas hekurave përfunduan dhe 1 punonjës i Gardës, si dhe 21 qytetarë, nga të cilët 8 në flagrancë, ndërsa në kërkim janë dy efektivë.

TË DHËNAT E RAPORTIT
169 ankesa të trajtuara;

-42 ankesa për Policinë Rrugore
-84 ankesa për efektivë të Rendit
-34 ankesa për efektivët e Hetimit të Krimit
-2 ankesa për strukturën e Shërbimeve Mbështetëse
-4 ankesë për strukturën e Burimeve Njerëzore
-3 ankesa për strukturën e Kufirit dhe Migracionit

Leave A Reply

Your email address will not be published.