”Servil i Vuçiçit”, Idrizi: Rama i angazhuar në ndarjen e territoreve, tregoi arrogancë me Vjosa Osmanin

0 284

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, thotë se kryetarja e shtetit më të ri në Ballkan (Vjosa Osmani) dha mesazhe të mëdha në Parlamentin Shqiptar. Për ”News 24”, Idrizi theksoi se Shqipëria duhet të tregojë kujdes edhe me Mini-Shengenin Ballkanik, pasi është Serbia ajo që përfiton shumë.

”Vizita e presidentes së Kosovës në Shqipëri është historike, aq më tepër e zonjës Osmani, që vjen në një moment historik e delikat, për shkak të situatës ku ndodhet Kosova. Osmani dha mesazhe të mëdha. Ajo që i ka rënë të gjithëve në sy është mungesa e kryeministrit, kur Osmani mbajti fjalën shumë të rëndësishme. Rama tregoi arrogancë e mos-përfillje. Osmani përmendi koncesionin në Rrugën e Kombit, që është tejet anormal. Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën. Shqipëria duhet të ketë kujdes me Mini-Shengenin, ku Serbia përfiton shumë, sepse ka ekonomi shumë më të fuqishme”, tha Idrizi.

Nga ana tjetër, kreu i PDIU-së deklaroi se Rama duket se respekton më tepër mikun e tij Vuçiç. ”Rama është investuar edhe në ndarjen e territoreve të Shqipërisë dhe Kosovës. Edi Rama kishte marrë numrin e telefonit të Mihajloviçit, që ka qenë mbështetës i Arkanit. Rama është servil ndaj të huajve dhe ndaj Vuçiç. Ne jo vetëm të dënojmë krimet serbe, por edhe ata greke ndaj Çamërisë. Rezoluta për të dënuar krimet serbe është i munguar. Nuk mund të akuzohen shqiptarët, për shkak të një libri të Carla Del Pontes. Raporti i Dick Martyt u bazua në këtë libër. Duhej ngritur muze në Prishtinë për gjenocidin serb”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.