Salianji tregon ministritë dhe institucionet e përfshira tek inceneratorët

0 144

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, specifikoi në emisionin “Opinion” të gjitha institucionet shtetërore që sipas tij janë përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Sipas Salianjit pjesë e gjithë procesit ka qenë “Ministria e Mjedisit, Minista e Financave, Ministria e Energjisë, dhe Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë”. Ndërkohë ai tha gjithashtu se edhe bashkitë Fier, Elbasan dhe Durrës janë përfshirë në këtë aferë, ku specifikoi Durrësin dhe kandidaten Emirjana Sako, që sipas tij ka dhënë 10 milionë euro pa shpallje. Salianji citoi gjithashtu institucionet e varësisë, “Agjencia e Prokurorimit Publik, Agjencia e Trajtimit të Konçensioneve dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.