Rusia goditi me raketa Kievin kur ministrat e NATO-s ishin ende në kryeqytetin ukrainas, pritet evakuimi së shpejti i…

0 246

Një kërcënim i hapur për NATO-n ka qenë nisja e pushtimit të Ukrainës mbrëmjen e 23 shkurtit. Kjo pasi sulmet e para kundër Ukrainës nisën në një kohë kur dy ministra të jashtëm të NATO-s ishin ende në Kiev.

Vizita e dy ministrave të Jashtëm anëtarë të NATO-s, vinte në një moment kur Kievi orët e fundit kishte kërkuar ndihmë nga partnerët perëndimorë dhe u pa qartë që ishte e bindur për nisjen e pushtimit rus.

Mediat e huaja raportojnë se Ministrat e Jashtëm të Estonisë dhe Letonisë ishin të dy në kryeqytetin ukrainas kur Putin dha urdhrin dhe forcat ruse nisën sulmet me raket mbi qytetet ukrainase – duke përfshirë Kievin, herët në mëngjes të enjten.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë gjithashtu ishte planifiluar të mbërrinte në Kiev të enjten në mëngjes, por fluturimi u anulua në sekondat e fundit, tha Ministria e Jashtme e vendit për Newsweek.

Një burim në një nga delegacionet baltike tha për Newsweek nga Kievi se ata nuk kishin mundur ende të largoheshin nga kryeqyteti që nga mëngjesi i së enjtes, por njëri prej tyre pritet të evakuohet së shpejti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.