Rusia: Deri në 15 vite burg për ata që përhapin informacion të rremë për ushtrinë

0 173

Dhoma e ulët e Parlamentit rus ka miratuar një ligj për personat që përhapin informacion të rremë që diskrediton ushtrinë ruse.

Ata që akuzohen për shkeljen e ligjit të ri mund të përballen me gjoba prej 1.5 milion rubla (rreth 14,000 dollarë) ose dënime me burg deri në 15 vjet, raportuan agjensitë ruse të lajmeve TASS dhe RIA.

Tashmë pritet që legjislacioni  t’i dorëzohet dhomës së lartë të parlamentit dhe, nëse miratohet, do t’i dorëzohet Presidentit rus Vladimir Putin për nënshkrimin e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.