Rudina Hajdari kërcen Vallen e Tropojës, flet për ”gafat” në Kuvend (VIDEO)

0 525

E ftuar në emisionin ”E Diell”, deputetja Rudina Hajdari, i ka suprizuar të gjithë me kërcimin e Valles së Tropojës. Edhe pse e shkolluar në Amerikë, duket se tradita ka mbetur tek ajo. Deputetja në herët e para në foltoren e parlamentit, është kritikuar pasi në disa momente gjatë fjalës së saj ka bërë “gafa”.

E pyetur nga gazetari Kurti, pikërisht për këtë gjë, Hajdari tha se kanë ndodhur për shkak se shumë vite ka jetuar në Amerikë por edhe prej faktit që kishte shumë emocione. Por shtoi se ka punuar shumë me veten që të përmirësohej në këtë aspekt dhe tashmë mendon se është në rrugë të mbarë.

”Kam pasur shumë emocione në fillim. Edhe mendimet më vinin anglisht. Edhe ëndrrat i shikoj anglisht. Gjithsesi kam punuar shumë me veten, kam praktikuar shumë dhe e dija që ajo ishte pika më e dobët.Në fillim mërzitesha shumë. Më pas më thonin sa më shumë përflitesh aq më mirë është. I futa një mendje të lehtë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.