Rritja e çmimit të patentës/ Korçarët dynden në poliklinikë për të marrë dokumentet e nevojshme

0 300

Prej disa ditësh, në poliklinikën e qytetit të Korçës është krijuar rradhë dhe fluks.

Dhjetra qytetarë janë dyndur drejt këtij institucioni për të aplikuar për dokumentacionet mjekësore të patentës.

Duket se fluksi është shtuar për shkak se tarifa e marrjes së patentës do të rritet, dhe të rinjtë kanë aplikuar që tani për të mos u përballur me tarifën e re.

Jashtë kamerave, qytetarët pranojnë se presin me orë të tëra për të kryer vizitat mjekësore, ndërkohë që situata vijon të jetë problematike për shkak të rradhëve të gjata.

Leave A Reply

Your email address will not be published.