Rriten fatalitetet nga COVID-i në Shqipëri, në spitale dominon varianti Delta

0 171

Shtrimet në spital janë relativisht të njëjta, por shqetësuese aktualisht është numri i lartë i fataliteve.

E thënë në shifra, për 128 të shtruar ka 6 fatalitete. Varianti që po dominon në spitale është ai i Deltas, ndërsa personat që kanë manifestuar simptoma të variantit Omicron, zakonisht, janë duke u trajtuar në shtëpi.

Disa nga simptomat që shfaq varianti i ri i virusit. Duke iu referuar ekspertëve epidemiologë, shenjat klinike të këtij varianti janë, kolla, djegia e fytit, trashja e zërit dhe temperaturë që arrin në maksimumin e saj në 39.

Simptomat e këtij varianti përfundojnë në krye të 5-6 ditëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.